Ministri i Shëndetësisë: Varianti Omicron nuk është zbuluar në Turqi

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi përmes Twiter se varianti më i përhapur në Turqi është varianti “Delta”, kurse varianti Nu (Omicron) nuk është hasur ende.

1739729
Ministri i Shëndetësisë: Varianti Omicron nuk është zbuluar në Turqi

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se varianti i ri Nu (Omicron) i llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) nuk është zbuluar në Turqi.

Në lidhje me situatën e variantit të ri në Turqi ministri ka bërë një postim sqarues në profilin e tij në Twitter.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me variantet e reja që janë shfaqur në vende të ndryshme dhe po marrim masa paraprake në lidhje me kontaktin e vendit tonë me botën e jashtme. Jemi ndër vendet që kanë më shpejt masat kundër variantit Nu (Omicron). Varianti më i përhapur në Turqi është varianti Delta. Varianti Nu nuk është zbuluar”,- njofton ministri.



Lajme të ngjashme