Shtetrrethim në ishullin francez të Martinikës për shkak të protestave antiCovid

Në ishullin e Martinikës, një territor francez jashtë shtetit në Karaibe, është shpallur ora policore për shkak të protestave të dhunshme kundër licencës shëndetësore që zbatohet në kuadër të masave kundër pandemisë së Covid-19.

1739193

Prefektura e Martinikës njofton përmes një deklarate të shkruar se vazhdojnë trazirat që shpërthyen më 22 nëntor, të cilat janë bërë skenë e ngjarjeve të dhunshme, dhe ndaj forcave të rendit e qytetarëve është ushtruar dhunë.

Ora policore do të jetë në fuqi për fashën 19.00-05.00 (me orën lokale) deri në qetësimin e situatës. Gjatë trazirave janë ndaluar 11 persona dhe janë kapur shumë armë.

Gjatë aksioneve protestuese që janë kryer kundër zbatimit të certifikatës shëndetësore, demonstruesit dogjën shumë makina dhe kazanë plehrash, ngritën barrikada në rrugë.

Në kuadër të aplikimit të licencës shëndetësore për COVID-19, në hyrje të ambienteve të mbyllura si: restorante, kafeteri, kinema dhe muze me një kapacitet prej më shumë se 50 personash kërkohet paraqitja e një dokumenti që tregon se vaksinimi ka përfunduar.

Personat që nuk e kanë përfunduar vaksinimin duhet të tregojnë rezultatet negative të testit PCR të kryer gjatë 72 orëve të fundit ose të provojnë se ata kanë qenë të sëmurë dhe janë shëruar në 6 muajt e fundit.

Në kuadër të aplikimit të ri vaksinimi kundër COVID-19 është bërë i detyrueshëm për punonjësit e qendrave që përkujdesen për personat e moshuar dhe zjarrfikësit. Kjo praktikë është zbatuar edhe në Francë që nga gushti.

Lajme të ngjashme