Turqia i dhuron Covax-it 10 milionë doza të vaksinës Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se Turqia do të japë 10 milionë doza vaksinash nëpërmjet formacionit Covax, i cili furnizon me vaksina vendet në nevojë.

1738473
Turqia i dhuron Covax-it 10 milionë doza të vaksinës Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se Turqia do të japë 10 milionë doza vaksinash nëpërmjet formacionit Covax, i cili furnizon me vaksina vendet në nevojë.

Ministri i Shëndetësisë Koca ka biseduar në telefon me dr. Hans Kluge, Drejtor Rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter pas takimit, Kluge tha:

"Pandeminë mund ta mposhtim vetëm me solidaritet. I jam mirënjohës dr. Fahrettin Koca dhe Turqisë për ofertën e tyre bujare që pacientët me Covid-19 nëse nevojitet mund të merren nga sistemet shëndetësore dhe njësitë e kujdesit intensiv të vendeve evropiane, të cilat janë në vështirësi kur përballen me pandeminë në muajt e vështirë dimri. Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka demonstruar një shembull të rëndësishëm të solidaritetit global duke dërguar materiale Covid-19 në 160 vende dhe 29 organizata ndërkombëtare dhe duke dhuruar më shumë se 2 milionë doza vaksinash në 11 vende. Falënderoj dr. Koca dhe Turqinë”.

Ministri Koca i është përgjigjur postimit të Kluge përmes llogarisë së tij në Twitter.

"Dëshiroj t'ju falënderoj për tërheqjen e vëmendjes për kontributin e Turqisë për solidaritetin ndërkombëtar nën udhëheqjen e Presidentit tonë që nga fillimi i pandemisë. Dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë se do të japim edhe 10 milionë doza të tjera vaksinash përmes Covax", shkruan ministri Koca në postimin e tij.



Lajme të ngjashme