Turqi – Kërkohet autorizimi për përdorimin emergjent të vaksinës vendore “Turkovac”

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi aplikimin për të marrë autorizimin lidhur me përdorimit emergjent të “TURKOVAC”, vaksina turke inaktive turke kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

1738550
Turqi – Kërkohet autorizimi për përdorimin emergjent të vaksinës vendore “Turkovac”

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Komisionit të Plan-Buxhetit në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ku u diskutua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, ministri Koca bëri këtë deklaratë në lidhje me vaksinën vendore “TURKOVAC”:

“Nga sot është aplikuar për të marrë autorizimin lidhur me përdorimin emergjent të TURKOVAC, vaksinës sonë vendore inaktive kundër Covid-19. Shpresoj që deri në fund të vitit vaksina do të përdoret gjerësisht. Uroj që vaksina jonë kombëtare, e cila është zhvilluar në çdo fazë të saj që nga qeliza e deri në prodhimin e vaksinës në vendin tonë dhe nga shkencëtarët e vendit tonë, të jetë për të mirën e vendit tonë, popullit tonë dhe mbarë botës”.



Lajme të ngjashme