BE-ja harmonizon masat e marra në luftën kundër Covid-19

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të harmonizojë masat e ndryshme të marra nga shtetet anëtare dhe të rishikojë rregullat e udhëtimit për shkak të rritjeve të rasteve të fundit të infektimeve me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19).

1737401
BE-ja harmonizon masat e marra në luftën kundër Covid-19

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të harmonizojë masat e ndryshme të marra nga shtetet anëtare dhe të rishikojë rregullat e udhëtimit për shkak të rritjeve të rasteve të fundit të infektimeve me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19).

Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit Evropian, e mbledhur në Strasburg, diskutoi rritjen e rasteve me Covid-19 në BE dhe koordinimin e masave të shtrënguara nga shtetet anëtare në nivele të ndryshme.

Stella Kyriakides, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë në fjalën e saj në seancë tha se “duhet t’i shmangin ndarjen për këtë çështje”.

Kyriakides vuri në dukje se zbatimi i "Certifikatës Digjitale të Covid" është një element që bashkon të gjitha vendet anëtare dhe tha se Komisioni do të bëjë rregullimet e dispozitave ekzistuese të udhëtimit në BE në fund të kësaj jave në përputhje me gjendjen e re të epidemisë.

Zbatimi i Certifikatës Digjitale të Covid nga BE, i krijuar për të lehtësuar udhëtimin gjatë epidemisë, hyri në fuqi më 1 korrik.

BE-ja njohu certifikatën e vaksinimit të Turqisë më 19 gusht.

Ndërkohë që certifikata e miratuar në BE përfshinë vaksinat BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, personave që janë vaksinuar me dozën e fundit 2 javë më parë zakonisht nuk u kërkohen testimet dhe nuk kanë kufizime shtesë në udhëtim.

Ndërsa vendet e BE-së kanë filluar t’i shtrëngojnë kufizimet e tyre për shkak të rritjes së numrit të rasteve së fundmi.

Më 24 nëntor, Komisioni Evropian pritet t'u paraqesë përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së propozimet e tij për udhëtime jo thelbësore midis BE-së dhe vendeve të treta.

Një ndalim i udhëtimit nuk do të jetë ndër propozimet, por vendimet e mbylljes në disa vende dhe rrjedha e epidemisë parashikohet të ndikojnë në udhëtimet.



Lajme të ngjashme