Ilaçet e tensionit mund të parandalojnë diabetin tip 2

Është bërë e ditur se ilaçet që përdoren për tensionin e gjakut janë efektive në shërimin e pacientëve me diabet të tipit 2.

1733245
Ilaçet e tensionit mund të parandalojnë diabetin tip 2

Sipas një punimi të studiuesve në universitetet e Oksfordit dhe të Bristolit në Angli medikamentet për presionin e gjakut mund të parandalojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2 tek miliona njerëz në mbarë botën.

Studiuesit zbuluan se efektet mbrojtëse të këtyre barnave në diabet janë shumë më të mëdha sesa mendohej më parë.

Nga studimi, i cili ka ndjekur më shumë se 145 mijë njerëz për 5 vjet, doli se një ulje prej 5 mmHg e presionit të gjakut sistolik e ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 11 për qind.



Lajme të ngjashme