Patriku Bartolomeu u shtrua në spital në Uashington

Sipas informacioneve, patriku grek është ndjerë keq për shkak të fluturimit të gjatë dhe programit të ngjeshur në SHBA.

1724469
Patriku Bartolomeu u shtrua në spital në Uashington

Patriarku Grek i Fenerit Bartolomeu u shtrua në spital pasi nuk u ndje mirë në Uashington, ku ai ndodhet në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Një deklaratë nga llogaria zyrtare e Kryepeshkopatës Ortodokse Greke të SHBA-së në “Twitter” tha se Bartolomeu nuk e ndjente veten mirë për shkak të fluturimit të tij të gjatë dhe programit të ngarkuar dhe po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve në Spitalin Universitar “George Washington”.

Në postimin e dytë, të bërë nga Kryepeshkopata pak orë pas të parit, thuhet se Bartolomeu po ndihet më mirë.

Nga ana tjetër, mësohet se Ambasada Turke në Uashington po e ndjek nga afër situatën e Bartolomeut dhe është në kontakt të ngushtë me Kryepeshkopatën Ortodokse Greko-Amerikane.

Bartolomeu, i cili mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 23 tetor si pjesë e një vizite 12-ditore, pritet të takohet me Presidentin amerikan Joe Biden, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Nancy Pelosi dhe Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, Ambasadorin e Turqisë në Uashington Hasan Murat Mercan dhe Ambasadoren e Greqisë në ShBA, Alexandra Papadopoulou.



Lajme të ngjashme