Covid-19 në Turqi (20 tetor 2021) – 29.760 raste të reja, 214 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 29.760 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 214 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1722700
Covid-19 në Turqi (20 tetor 2021) – 29.760 raste të reja, 214 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 214 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 350 mijë e 350 teste, nga të cilat 29 mijë e 760 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 28 mijë e 803.

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 114 milionë e 620 mijë e 510.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme