Tymi i duhanit vret qelizat e korneas

Studimet e fundit kanë treguar edhe një tjetër herë se dëmet e pirjes së duhanit nuk kufizohen vetëm me atakun kardiak dhe kancerin.

1722601
Tymi i duhanit vret qelizat e korneas

Dihet gjerësisht se pirja e duhanit shkakton sëmundje të syrit të tilla si degjenerimi makular, glaukoma e katarakti, si dhe dëmton retinën, nervat optikë e drejtpërsëdrejti beben e syrit.

Sipas hulumtimit të fundit të kryer nga Universiteti Farmaceutik Gifu në Japoni, tymi i cigares gjithashtu shkakton dëm të madh në sy. Ky tym prek sipërfaqen e syrit dhe vret qelizat në kornea.

Tymi i duhanit dhe cigareve elektronike gjithashtu than kanalet e lotëve. Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të kenë sy të thatë sesa jo duhanpirësit.

Ai prek gjithashtu joduhanpirësit duke shkaktuar dëme në sy, ndonjëherë edhe të pakthyeshme, sikurse dhe në rastin e sëmundjeve të tjera.



Lajme të ngjashme