SHBA – Vaksina e Pfizer-BioNTech tregon efekt të mbrojtjes 93 për qind tek fëmijët

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ka efekt 93 për qind në grupmoshën 12-18 vjeç.

1722389
SHBA – Vaksina e Pfizer-BioNTech tregon efekt të mbrojtjes 93 për qind tek fëmijët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ka efekt 93 për qind në grupmoshën 12-18 vjeç.

Sipas një studimi të ri Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se vaksina Pfizer-BioNTech është 93 për qind efektive në parandalimin e shtrimeve në spital tek fëmijët 12-18 vjeç.

CDC ekzaminoi pacientët me Covid-19 në 19 spitale të fëmijëve nga qershori deri në shtator dhe arriti në përfundimin se vetëm 3 për qind e 179 pacientëve ishin të vaksinuar dhe 97 ishin të pavaksinuar.

Midis këtyre pacientëve, 29 ishin të intubuar dhe dy që vdiqën kanë qenë të pavaksinuar.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi se ky hulumtim, i publikuar gjatë përgatitjes për vaksinimin kundër Covid-19 në Shtetet e Bashkuara midis moshave 5 dhe 11 vjeç, tregon se vaksinimi i popullsisë së re do të ngadalësojë shkallën me të cilën virusi përhapet në vend dhe do të mbrojë fëmijët nga sëmundjet e rënda dhe sëmundje të rralla.

Agjencia tha se rezultati i hulumtimit është dëshmia më e fortë e ndikimit të vaksinave Covid-19 tek të rinjtë.

Sipas të dhënave të CDC, 46 për qind e të rinjve midis moshës 12 dhe 15 vjeç dhe 54 për qind e moshave 16-17 vjeç kanë përfunduar vaksinimet e tyre.

 


Lajme të ngjashme