Qeveria jemenase përsëritë paralajmërimet për dramën humanitare në rrethin Adbiya

Qeveria jemenase përsëriti paralajmërimin e saj se rrethi Abdiya i provincës Marib do të përballet me një krizë të madhe humanitare nëse vazhdon të jetë nën rrethim nga huthitë.

1718922

Ministri i Informacionit Muammar Al-Iryani postoi në llogarinë e tij në Twitter një mesazh rreth situatës në rrethin Abdiye nën rrethimin e huthive.

"Në Abdiye, e cila ka qenë nën rrethim për rreth një muaj, ilaçet dhe furnizimet mjekësore u varfëruan, dhe pajisjet mjekësore u ndalën në spitalin e vetëm në rreth, pasi energjia elektrike u ndalë dhe karburanti mbaroi plotësisht. Burimet shëndetësore në rreth theksojnë se numri i viktimave civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë, është 160 për shkak të sulmeve pa kriter nga huthit. Ata sulmuan 500 shtëpi në fshatra të ndryshëm të rrethit. Në disa zona, snajperët e huthive po gjuajnë çdo gjë që lëviz", njoftoi Al-Iryani.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Jemenit, Ahmed Avad bin Mubarek e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres për dramën e 35.000 civilëve të bllokuar në rrethin Abdiye.

Sipas agjencisë së lajmeve “SABA” të qeverisë jemenase ministri Bin Mubarek në një telefonatë me Guterres, i kërkoi këtij të fundit që OKB-ja dhe institucioneve të saj të ndërhyjnë urgjentisht në rajon.

Lajme të ngjashme