Covid-19 në Turqi (11 tetor 2021) – 30.563 raste të reja, 188 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 30.563 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 188 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1718099
Covid-19 në Turqi (11 tetor 2021) – 30.563 raste të reja, 188 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 188 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 365 mijë e 15 teste, nga të cilat 30 mijë e 563 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 33 mijë e 861

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 112 milionë e 666 mijë e 626.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme