Borrell: Situata socio-ekonomike në Afganistan është "në prag të kolapsit"

Ministrat e Zhvillimit të BE-së mbajtën një takim joformale mbi Afganistanin nëpërmjet videokonferencës me pjesëmarrjen e Borrell.

1718371
Borrell: Situata socio-ekonomike në Afganistan është "në prag të kolapsit"

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell tha se situata socio-ekonomike në Afganistan është "në prag të kolapsit" dhe tha se nevojiten veprime urgjente.

Ministrat e Zhvillimit të BE-së mbajtën një takim joformale mbi Afganistanin nëpërmjet videokonferencës me pjesëmarrjen e Borrell.

Në fjalën e rastit Borrell tha: "Situata humanitare dhe socio-ekonomike në Afganistan është në prag të kolapsit. Sipas Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, të paktën 1 milion fëmijë janë në rrezik të vdesin nga i ftohti dhe uria këtë dimër nëse nuk marrin ndihmën e duhur. Ne nuk mundemi thjesht të presim dhe të shohim se çfarë do të bëhet. Ne duhet të vihemi në veprim dhe të veprojmë shpejt."

“Ministrat diskutuan mënyra konkrete që BE-së për rritjen e mbështetjes së saj për popullin afgan”, tha Borrell.

"Kjo nuk do të thotë që pesë kriteret e miratuara nga Këshilli nuk zbatohen më. Përkundrazi, këto mbeten të vlefshme dhe duhet të përmbushen plotësisht në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi i rregullt zhvillimor", bëri të ditur Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka njoftuar më parë se ata do të vlerësojnë sjelljen e Talibanëve sipas pesë kritereve: "Mos eksportimi i terrorizmit në vendet e tjera, respektimi i të drejtave të grave dhe të njeriut, sundimi i ligjit dhe liria e shtypit, lehtësimi i shpërndarjes së ndihmës humanitare, lejimi i shtetasve të huajve dhe afganët në rrezik të largohen nga vendi, dhe krijimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse përmes negociatave midis forcave politike në Afganistan".

 


Lajme të ngjashme