Bashkëthemeluesja e BioNTech: Covid-19 do të jetë mes nesh edhe për disa vite

Dr. Özlem Türeci, bashkëthemeluesja e kompanisë farmaceutike me seli në Gjermani, “BioNTech”, e cila ka prodhuar një vaksinë kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), tha se bota nuk duhet të jetojë me frikën e Covid-19.

1712886

Türeci këtë e tha në programin e televizionit “CNBC” [The CNBC Conversation], ku ajo bëri deklarata mbi pandeminë Covid-19 dhe vaksinimin.

Duke theksuar se Covid-19 tashmë ka filluar të bëhet i kontrollueshëm, Türeci deklaroi se nuk duhet të jetohet me frikën e epidemisë dhe se koronavirusi do të jetë me ne edhe për disa vite të tjera.

Özlem Türeci tha se “BioNTech” po i vlerëson vazhdimisht variantet e reja të Covid-19 dhe se do të shfaqen edhe variante të tjera.

"Dozat përforcuese, që e rikthejnë sërish në nivele të larta reagimin tek personat me imunitet të dobësuar, duket se ofrojnë mbrojtje për të gjitha variantet e deritanishme",- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, vuri në dukje Türeci, na duhet të vëzhgojmë variantet, pasi situata nuk mund të jetë e njëjtë edhe për variantet e reja, dhe ne po përgatitemi në mënyrë që të jemi në gjendje të veprojmë me shpejtësi, në rast se ndodh një gjë e tillë, për t’u adaptuar me variantin e ri.

Duke theksuar se ata kanë nevojë për më shumë të dhëna për të udhëhequr rrugën e daljes nga pandemia e Covid-19, Türeci deklaroi se në të ardhmen, dozat mbështetëse mund të bëhen çdo 12-18 muaj.

Lajme të ngjashme