Burimi i shëndetit – Këshilla për aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

Nëse ushqimet që përmbajnë hekur nuk merren në sasi të mjaftueshme, në trup krijohet deficiti i hekurit dhe kjo shkakton sëmundje të tilla si anemia e varur nga mungesa e hekurit.

1710256
Burimi i shëndetit – Këshilla për aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

Burimi i shëndetit – Këshilla për aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

Nëse ushqimet që përmbajnë hekur nuk merren në sasi të mjaftueshme, në trup krijohet deficiti i hekurit dhe kjo shkakton sëmundje të tilla si anemia e varur nga mungesa e hekurit (pasi ka edhe anemi që shkaktohen edhe si pasojë e humbjes së gjakut, anemi për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm ose të parregullt të qelizave të kuqe të gjakut dhe anemi e shkaktuar nga shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut).

Trupi thith (përvetëson) më mirë hekurin nga ushqimet me origjinë shtazore. Në ushqimet me origjinë shtazore, hekuri absorbohet më lehtë sesa ai që gjendet në ushqimet me bazë bimore. 100 g mish i kuq përmban 2.7 mg hekur dhe plotëson afërsisht 15 për qind të nevojës ditore të hekurit. Për këtë arsye kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që janë të prirur ndaj anemisë. Konsumimi i mishit të kuq dhe mishit të bardhë 2 herë në javë si dhe peshkut 3 herë në javë është i mjaftueshëm për të marrë sasinë e nevojshme të hekurit. Konsumimi i një sallate jeshile me limon dhe shumë vitaminë C krahas mishit, ndihmon gjithashtu në rritjen e absorbimit të hekurit.

Gjithashtu ndihmojnë edhe:

  • Mëlçia
  • Mishi i viçit
  • Peshku (skumbri, troftë)
  • Sardelet e konservuara
  • Spinaqi
  • Mishi i pulës
  • Mishi i gjelit
  • Veza
  • Lajthia
  • Patatet e pjekura
  • Bizelet e ziera
  • Melasa (pekmez)
  • Tahini
  • Bukë drithërash

Rrush i tharë pa fara janë gjithashtu ushqime me përmbajtje të lartë hekuri. Frutat e thata kanë një përmbajtje më të lartë hekuri në krahasim me frutat e freskëta.

Çaji i zi, çaji bimor ose kafja nuk duhet të konsumohen gjatë vakteve, por të paktën 1 orë pas ngrënies.

Këto pije mund të zvogëlojnë përvetësimin e hekurit nga ushqimi.

Për shkak se qumështi dhe produktet e qumështit ngadalësojnë thithjen e hekurit, duhet të preferohen për ushqim mes vakteve, pra jo në vaktet kryesore.

Duhet të shmangen pijet me aciditet (si kola).

Ushqimet dhe pijet që përmbajnë vitaminë C rrisin absorbimin e hekurit nga trupi ynë. Gjatë marrjes së hekurit duhen konsumuar këto ushqimet me vitaminë të lartë C:

  • Lëng portokalli
  • Spec i kuq për mbushje
  • Brokoli
  • Luleshtrydhe
  • Lulelakër
  • Lakër Brukseli (lakër e vogël)
  • Ananas
  • Kivi
  • Ushqime të tjera natyrale që përmbajnë hekur janë:
  • Groshë (fasule të thata)
  • Qiqra
  • Thjerrëza
  • Arrë shqeme (arrë indiane) 
  • Fara kungulli
  • Gjalpë Kikiriku
  • Kajsi të thata
  • Salcë domatesh
  • Majdanoz
  • Pistak (dushkull i vërtetë)
  • Farëra kungulli

Përzierja selino-spinaq është shumë efektive kundër anemisë dhe është jashtëzakonisht e fuqishme në zgjidhjen e problemit të anemisë që varet nga mungesa e hekurit. Kura me selino-spinaq është një metodë e shkëlqyer trajtimi plotësuese dhe ndihmuese kundër anemisë që ndodh pas kimioterapisë dhe/ose radioterapisë.

Ja se si të përgatisim përzierjen selino-spinaq:

Harxhet që do të përdorim janë 250 gram spinaq i freskët dhe 200 gram selino e pastruar. Hedhim 200 gram selino të prerë hollë në një litër ujë të valuar dhe i ziejmë për dhjetë minuta në nxehtësi të ulët me kapak të mbajtur mbyllur. Pas dhjetë minutash, shtojmë 250 gram spinaq dhe vazhdojmë t’i ziejmë edhe për pesë minuta të tjera me kapak të mbyllur. Pastaj e lejmë të ftohet. Pasi të ftohet e kullojmë dhe e hedhim ujin e përfituar në një shishe të pastër. Pini një gotë ujë në mëngjes me stomak bosh ose një orë pas mëngjesit. Në mbrëmje, pini një gotë ujë me stomak bosh ose një orë pas vaktit të darkës.

Kjo kurë vazhdon për pesëmbëdhjetë ditë duke e konsumuar në mëngjes dhe në mbrëmje pa anashkaluar asnjë ditë. Pas pesëmbëdhjetë ditësh, bëhet një pushim dhjetëditor. Pas një pushimi prej dhjetë ditësh, ajo vazhdon në të njëjtën mënyrë për pesëmbëdhjetë ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kurimi përfundon me një total konsumimi prej tridhjetë ditësh.

Kur përfshijmë ushqime të mjaftueshme dhe që përmbajnë hekur të mjaftueshm në konsumin e ushqimeve tona të përditshme, trupi ynë do të jetë në gjendje të marrë hekurin që i nevojitet. Megjithatë, nëse trupi ynë, pavarësisht kësaj ka përsëri deficit, mund të kërkohen që krahas ushqimeve që përmbajnë hekur, të merret përforcim nga jashtë. Në këto raste, pacienti duhet të konsultohet me mjekun e tij.

Duhet të dihet se ilaçet e hekurit nuk ju shtojnë në peshë (nuk ju shëndoshin).

“Burimi i shëndetit”, përgatitet nga Dr. Mehmet Uçar

 


Lajme të ngjashme