Japoni – Një dozë e tretë vaksine antiCOVID për personat mbi 65 vjeç nga fillimi i vitit 2022

Japonia do të aplikojë një dozë të tretë vaksine tek njerëzit mbi moshën 65 vjeç në fillim të vitit të ardhshëm, në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1710644
Japoni – Një dozë e tretë vaksine antiCOVID për personat mbi 65 vjeç nga fillimi i vitit 2022

Ministri për Reformën Administrative dhe Rregullatore, Taro Kono, njëherësh anëtar i Kabinetit për Vaksinat kundër COVID-19, njoftoi se qeveria japoneze do që të rrisë masat kundër varianteve të virusit.

Taro Kono kujtoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies brenda kësaj jave se një dozë e tretë mund të administrohet tek njerëzit e vaksinuar plotësisht 8 muaj pas dozës së dytë.

Duke vënë në pah se personeli shëndetësor mund të marrë dozën e tretë të vaksinës para fundit të vitit dhe qytetarët mbi moshën 65 vjeç në fillim të vitit të ardhshëm, ministri Kono u kërkoi administratave lokale që të përgatiten për ofrimin e rregullt të shërbimit vaksinor për publikun.

Në vendimin e Ministrisë për aplikimin e një doze të tretë të vaksinës antiCOVID, u tërhoq vëmendja mbi studimet shkencore se antitrupat e prodhuara kundër llojit të ri të koronavirusit shënojnë rënie pas një kohe nga doza e dytë dhe se vaksina humbet efektin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshi këtu edhe atë “Delta”.

Japonia, vend me një popullsi prej 126 milionë banorësh, filloi në shkurt të këtij viti vaksinimin antiCOVID të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe në prill atë të personave mbi 65 vjeç.



Lajme të ngjashme