Guterres: 3 miliardë njerëz nuk ushqehen shëndetshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha në Samitin e Ushqimit se 3 miliardë njerëz në botë nuk mund të ushqehen shëndetshëm.

1710032
Guterres: 3 miliardë njerëz nuk ushqehen shëndetshëm

Në fjalimin drejtuar Samitit të Ushqimit, që u mbajt në kuadër të Takimeve të Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen në faktin se çdo ditë me miliona njerëz shkojnë në shtrat të uritur.

"3 miliardë njerëz nuk mund të ushqehen shëndetshëm",- tha ai.

Duke vënë në dukje se afërsisht një e treta e ushqimit të prodhuar shpërdorohet, Guterres theksoi se njerëzimi gjithashtu dëmton të korrat dhe zinxhirin ushqimor duke luftuar kundër natyrës.

"Një e treta e të gjitha emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin e serës shkaktohen nga sistemet ushqimore. Sistemet ushqimore janë përgjegjëse gjithashtu edhe për 80 për qind të humbjes së biodiversitetit", e vijoi fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Guterres deklaroi se ka nevojë për sisteme ushqimore që e mbrojnë planetin.

"Është e mundur të ushqehet një popullsi globale në rritje duke mbrojtur mjedisin tonë. Burimet natyrore duhet të menaxhohen në mënyrë inteligjente dhe të qëndrueshme duke filluar që nga fermat bujqësore e deri tek peshkimi. Sistemet ushqimore duhet të ndryshojnë”, vlerësoi Guterres.



Lajme të ngjashme