ShBA miraton dozën e tretë “Pfizer” për kategorinë +65 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës “Pfizer-BioNTech” për personat mbi 65-vjeç, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që punojnë në punë të rrezikshme.

1709758
ShBA miraton dozën e tretë “Pfizer” për kategorinë +65 vjeç

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është miratuar doza e tretë e vaksinës që “Pfizer” dhe “BioNTech” kanë zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës “Pfizer-BioNTech” për personat mbi 65-vjeç, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që punojnë në punë të rrezikshme.

Në njoftim rekomandohet që doza e tretë të kryhet 6 muaj pas dozës së dytë.

Presidenti amerikan Joe Biden muajin e kaluar deklaroi se kanë planifikuar administrimin e dozës së tretë për të gjithë personat mbi 16 vjeç nëse marrin aprovimin nga FDA dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Pritet që këtë javë CDC të japë vendimin e saj lidhur me dozën e tretë. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme