Covid-19 në Turqi (22 shtator 2021) – 28.168 raste të reja, 242 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 28.168 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 242 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1709355
Covid-19 në Turqi (22 shtator 2021) – 28.168 raste të reja, 242 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 242 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 351 mijë e 655 teste, nga të cilat 28 mijë e 168 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 23 mijë e 96

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 106 milionë e 492 mijë e 764.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme