Burimi i shëndetit – Këshilla për shtimin e qumështit për nënat që ushqejnë foshnjat me gji

Periudha e ushqyerjes me gji është një kohë kur nënat janë shumë të ndjeshme dhe të stresuara. Ushqimet që ato konsumojnë gjatë kësaj periudhe rrisin produktivitetin e qumështit.

1707323
Burimi i shëndetit – Këshilla për shtimin e qumështit për nënat që ushqejnë foshnjat me gji

Burimi i shëndetit – Këshilla për shtimin e qumështit për nënat që ushqejnë foshnjat me gji

Periudha e ushqyerjes me gji është një kohë kur nënat janë shumë të ndjeshme dhe të stresuara. Ushqimet që ato konsumojnë gjatë kësaj periudhe rrisin produktivitetin e qumështit.

Galaktogog (galactogogue) do të thotë rritës së sasisë (produktivitetit) të qumështit. Shtuesit e qumështit, përkatësisht galaktogogët, janë një përkufizim i përgjithshëm që u është dhënë bimëve, ushqimeve dhe ilaçeve që rrisin sekretimin dhe sasinë e qumështit të gjirit. Edhe pse disa nga këto substanca veprojnë duke rritur hormonin e prodhimit të qumështit (prolaktina), nuk dihet saktësisht mekanizmi i veprimit të shumë prej tyre. Në fakt, shumë ushqime dhe lëngje krahinore dhe tradicionale janë përdorur për këtë qëllim që nga kohërat e lashta.

Edhe sot e kësaj dite ato preferohen ende nga shumë nëna. Por shumica e nënave që ushqejnë me sukses foshnjat e tyre me gji, sipas rrethana normale tashmë kanë qumësht të mjaftueshëm dhe nuk kanë nevojë për përforcues të qumështit. Sepse sasia e qumështit sekretohet në varësi të mekanizmit të ofertës dhe kërkesës.

Bimët natyrore që ndihmojnë në rritjen e sasisë së qumështit të nënave që ushqejnë foshnjat e tyre me gji përdoren nga:

  1. Nënat që nuk mund ta shtojnë qumështin pavarësisht gjithë përkrahjes,
  2. Nënat me foshnje prematurë (që kanë lindur parakohe) si dhe ato që kanë lindur njëherësh më shumë se një foshnje (binjakë etj)
  3. Përdoret nga nënat të cilave u është ndërprerë qumështi i gjirit dhe mundohen ta sjellın përsëri.

Është mirë që përpara fillimit të përforcuesve të qumështit të kërkoni mbështetje nga një konsulent ose mjek në këtë fushë. Sepse asnjë shtues i qumështit i vetëm nuk do të rrisë qumështin.

Ne mund të rendisim Sugjerimet Natyrore Bimore për Shtimin e Qumështit të Gjirit si më poshtë;

  1. Rrush i bardhë i freskët: Dy racione rrudh i bardhë i freskët do të shtojë qumështin e nënës. 
  2. Kopër: Konsumi i kopërit mëngjes-mbrëmje përpara vaktit të ushqimit do të sigurojë shtimin e qumështit.
  3. Fik (i freskët ose i tharë): Për të shtuar qumështin e gjirit gjithashtu mund të pihet lëngu i fikut të tharë të zier. Tetë a nëntë fiq të thatë zihen në gjysmë litër ujë pa klor për gati dhjetë minuta. Uji i ndarë në dy konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
  4. Fik-karrotë: Tetë deri në nëntë fiq të tharë priten përgjysmë dhe hidhen në gjysmë litër ujë të vluar pa klor. Zihet për pesë minuta në zjarr të ulët dhe mbuluar me kapak. Pas pesë minutash shtojmë një karotë të prerë dhe e mbyllim përsëri kapakun. E kullojmë kur është e ngrohtë. Pini një gotë ujë para mesditës dhe pasdite me stomak bosh ose plot, për njëzet e një ditë rresht.
  5. Mund të konsumoni mana të thara të zier.

Pekmez mani: Pra së gjithash duhet të theksohet se pekmezi i manit duhet të përgatitet me metoda tradicionale, pa përdorur asnjë substancë shtesë dhe pa e ekspozuar atë në nxehtësi të lartë. Duhet të jetë natyral dhe pa shtues.

Para aplikimit të kurave, duhet të merren parasysh pikat e mëposhtme:

  1. Është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji  të mos konsumojnë perime me hormone dhe fara hibride (të kryqëzuara nga dy llojeve) të rritura jashtë sezonit.
  2. Gjithashtu nuk duhet të aplikohet më shumë se një kurë në të njëjtën kohë. Këto kura nuk aplikohen në të njëjtën kohë. Me përjashtim të kurës së fikut dhe karotës, periudha e aplikimit është një javë. Në fund të javës, aplikimi ndalohet. Nëse keni nevojë të përsërisni çdo kurë që keni aplikuar për një javë, nuk ka dëm që këtë herë të aplikoni një kurë tjetër. Për shembull, keni aplikuar një kurë të rrushit të freskët të bardhë për një javë dhe e keni lënë. Në një periudhë të mëvonshme, mund të aplikoni kopër ose kurë fiku të tharë për një javë.

Përveç metodave të sipërpërmendura mund t’iu këshillojmë edhe: 

  • Glikanxo
  • Hurma,
  • Rrënjë selino,
  • Gjethe të freskëta selinoje,
  • Kungull portokalli,
  • Luleshtrydhe (dredhëza),
  • Sallatë jeshile,
  • Sumak,
  • Çaj me farat e lules së koprës 
  • Oriz,
  • Susam,
  • Arrë, bajame, lajthi,
  • Tahin–pekmez,
  • Salmon,
  • Bishtajore të tilla si qiqra e barbunja,
  • Vezë,
  • Ujë të mjaftueshëm,
  • dhe perime me gjethe jeshile.

Edhe pse nuk ka studime të mjaftueshme mbi efikasitetin dhe sigurinë e këtyre produkteve, ato preferohen shpesh nga nënat. Në treg ka shumë produkte në këtë fushë. Është mirë që nënat që ushqejnë me gji të përdorin këto produkte bimore sipas konsultimit me mjekun e tyre.

Rubrika “Burimi i shëndetit” përgatitet nga Dr. Mehmet Uçar.

 


Lajme të ngjashme