Që prej vitit 2020 mbi 17 mijë njerëz kanë vdekur në fatkeqësitë e ndryshimeve klimatike

Që nga fillimi i epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) më 2020 e deri më tani, më shumë se 17 mijë njerëz kanë vdekur në fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

1707214

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) njoftoi se që nga fillimi i epidemisë Kovid-19, katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike kanë ndikuar 139.2 milionë njerëz dhe kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 17 mijë njerëzve.

Në raportin mbi ndryshimet klimatike dhe efektet e Kovid-19, IFRC tërhoqi vëmendjen për faktin se epidemia i bëri shoqëritë më të prekshme ndaj krizës klimatike.

Në raport, u tha se më shumë se 681 milionë njerëz ishin ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme dhe se që nga fillimi i epidemisë së Kovid-19, katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike shkaktuan 17 mijë e 242 të vdekur.

Kryetari i Fderatës, Francesco Rocca në konferencën për shtyp në selinë e OKB-së, tha: "Bota po përballet me një krizë të paparë humanitare, ku ndryshimi i klimës dhe Kovid-19 vështirësojnë kufijtë e shoqërive."

Rocca, përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26), që do të mbahet në Glasgow të Skocisë, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zvogëluar emetimet dhe gazrat me efektin serë.

Lajme të ngjashme