Pfizer do të kërkojë miratimin për vaksinimin e fëmijëve të moshave 6 muaj deri në 5 vjeç

Njoftohet se në nëntor, Pfizer do të aplikojë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vaksinuar fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç me një lloj të ri vaksine kundër koronavirusit (Kovid-19).

1706539

Sipas lajmit të “Politico”, zyrtari kryesor financiar i kompanisë së Pzifer, Frank D'Amelio, tha se Pfizer dhe Biontech do të aplikojnë në muajin nëntor për miratimin e FDA-së për vaksinën COVID-19 për fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Pfizer më herët kishte deklaruar se do të aplikonin për miratimin e vaksinimit të fëmijëve të moshës prej pesë deri në 11 vjeç. D'Amelio u shpreh se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të përpunohet pas dorëzimit të kërkesës për fëmijët prej moshës pesë deri në 11-vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19 e miratuar për përdorim në SHBA. Vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç.

Lajme të ngjashme