Ghebreyesus: Nëse vazhdon padrejtësia në ndarjen e vaksinave do të ketë më shumë variante

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë të Zvicrës Ghebreyesus vuri në dukje se 5.7 miliardë doza të vaksinave Covid-19 janë administruar në të gjithë botën deri më tani, ndërsa shtoi se kontinenti Afrikan ka marrë vetëm 2 për qind të këtyre vaksinave.

1706437
Ghebreyesus: Nëse vazhdon padrejtësia në ndarjen e vaksinave do të ketë më shumë variante

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se nëse vazhdon padrejtësia në ndarjen e vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), do të shfaqen më shumë variante dhe çrregullimet sociale dhe ekonomike do të zgjasin.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur me vidokonferencë në selinë e organizatës në Gjenevë të Zvicrës Ghebreyesus vuri në dukje se 5.7 miliardë doza të vaksinave Covid-19 janë administruar në të gjithë botën deri më tani, ndërsa shtoi se kontinenti Afrikan ka marrë vetëm 2 për qind të këtyre vaksinave.

Ghebreyesus përsëriti se qëllimi i OBSH-së është të vaksinojë 40 për qind të popullsisë së secilit vend në botë deri në fund të vitit në nivel global, dhe shtoi se vetëm dy vende në Afrikë mund ta arrijnë këtë qëllim.

Duke reaguar ndaj pabarazisë në ndarjen e vaksinave Covid-19 në të gjithë botën, Ghebreyesus paralajmëroi se nëse kjo vazhdon, ndryshimi në virus do të vazhdojë dhe variante të reja që i bëjnë vaksinat më pak efektive do të vazhdojnë të shfaqen.

Ai gjithashtu vuri në dukje se përkeqësimi social dhe ekonomik në vende mund të zgjasë më shumë për shkak të epidemisë.

Kreu i OBSH-së tha se ata kanë dërguar afërsisht 260 milionë doza vaksinash në 141 vende përmes Programit të Qasjes Globale të Vaksinave Covid-19 (COVAX), duke shtuar se është e vështirë për prodhuesit e vaksinave të bëjnë marrëveshje dypalëshe me vendet me të ardhura të larta.

Ndërkaq dr. John Nkengasong, drejtor i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), vuri në dukje se vetëm më pak se 3.5 për qind e popullsisë afrikane është e vaksinuar, gjë që është 60 për qind më pak se objektivat e tyre.

Në një konferencë shtypi të mbajtur më 8 shtator Ghebreyesus ka thënë se vendet me të ardhura të larta nuk i kanë përmbushur angazhimet e tyre në lidhje me vaksinat Covid-19, ndërsa shtoi se nuk duan premtime, por vetëm vaksinat.



Lajme të ngjashme