OKB: Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë migrim masiv

Banka Botërore ka përditësuar raportin "Groundswell", i cili analizon efektet e ndryshimit të klimës në migrimin në Azinë Jugore, Amerikën Latine dhe Afrikën nën-Sahariane dhe që për herë të parë është botuar në vitin 2018.

1706179
OKB: Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë migrim masiv

Banka Botërore ka përditësuar raportin "Groundswell", i cili analizon efektet e ndryshimit të klimës në migrimin në Azinë Jugore, Amerikën Latine dhe Afrikën nën-Sahariane dhe që për herë të parë është botuar në vitin 2018.

Në versionin e fundit janë përfshirë edhe rajonet e Afrikës Veriore, Azisë Lindore dhe Paqësorit, Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Sipas raportit, ndryshimi i klimës është bërë një shkak gjithnjë e më efektiv i migrimit në këto 6 rajone.

Ndërsa ndikimi i ndryshimit të klimës në burimet ujore, rendimentin bujqësor dhe ngritjen e nivelit të detit po shtohet dita ditës, kjo situatë zvogëlon banueshmërinë e disa rajoneve.

Raporti vuri në dukje se ndryshimi i klimës më së shumti do të godasë rajonet e varfra dhe më ekspozueshme (të pambrojtura) dhe do të kërcënojë të arriturat nga zhvillimi. Gjithashtu raporti parashikon që ndryshimi i klimës mund të detyrojë më shumë se 216 milionë njerëz nga këto 6 rajone të migrojnë brenda vendit deri në vitin 2050, shifër që korrespondon me 3 për qind të popullsisë së parashikuar të këtyre rajoneve për të njëjtën periudhë.

Rreth 85,7 milionë emigrantë klimatikë mund të shfaqen në Afrikën nën-Sahariane, e cila përbën 4,2 për qind të popullsisë së përgjithshme të rajonit. Afrika nën-Sahariane, hapësirat e thata dhe bregdetet e së cilës janë prekur tashmë nga ndryshimet klimatike, del në pah si rajoni më i brishtë përballe ndryshimeve klimatike.

Referuar raportit të Bankës Botërore, rreth 48,4 milionë (2,5 për qind e popullsisë) në Azinë Lindore dhe Paqësor, 40,5 milionë (1,8 për qind) në Azinë Jugore, 19,3 milionë (9 për qind) në Afrikën e Veriut, 17,1 milione (2,6 për qind) në Amerikën Latine dhe 5,1 milionë (2,3 për qind) njerëz në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mund të detyrohen të migrojnë brenda vendit për shkak të ndryshimit të klimës.

Është parashikuar që mungesa e ujit dhe rritja e nivelit të detit në rajonin e Afrikës Veriore, një rajon që mund të përballet me nivelin më të lartë të migrimit të brendshëm në krahasim me popullsinë e tij, mund të prekë njerëzit që jetojnë në këto rajone dhe në Deltën e Nilit.

"Ndryshimi i klimës mund të ndryshojë kushtet socio-ekonomike dhe jetesën e njerëzve në një mënyrë që do t’i detyrojë ata të migrojnë në vështirësi. Nëse nuk bëhet një planifikim kundër këtij fenomeni, rajonet dërguese dhe pritëse të migracionit do të jenë nën një presion të madh. Për shkak të migrimit të brendshëm dhe të jashtëm në vitet 2030 do të ketë rajone të ngrohta dhe sipërfaqja e këtyre rajoneve do të rritet deri në vitin 2050”, paralajmëron raporti i Bankës Botërore.



Lajme të ngjashme