NASA poston fotografitë e zjarreve në Turqi

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) ka publikuar imazhet satelitore të zjarreve në pyjet e Turqisë.

1686154
NASA poston fotografitë e zjarreve në Turqi

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) ka publikuar imazhet satelitore të zjarreve në pyjet e Turqisë.

Fotografitë tregojnë se sa të mëdha janë zjarret me të cilat lufton Turqia.

NASA ka publikuar fotografi të zjarreve në Antalie, të bëra nga sateliti “Landsat 8”, i cili më 31 korrik ishte në orbitë për të filmuar zhvillimet në të gjithë rruzullin tonë. Agjencia tha se 130 zjarre pyjore kanë ndodhur në Turqi brenda një jave, zjarret më të madha që janë parë në vend vitet e fundit. Agjencia njoftoi se 9 zjarre kanë qenë aktive deri më 3 gusht.

Duke iu referuar motit të nxehtë në Evropë dhe Lindjen e Mesme, NASA theksoi se zjarre të mëdha janë aktivizuar edhe në Greqi.

 


Lajme të ngjashme