Covid-19: ShBA shtojnë 16 vende dhe ishuj në listën e vendeve me "rrezik të lartë"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë shtuar 16 vende dhe ishuj në listën e "vendeve me rrezik të lartë" për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1684877
Covid-19: ShBA shtojnë 16 vende dhe ishuj në listën e vendeve me "rrezik të lartë"

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka përfshirë 16 vende dhe ishuj, përfshirë Greqinë, Irlandën, Libinë dhe Iranin, në listën e "vendeve me rrezik të lartë", ku qytetarët këshillohen "të shmangin të gjitha udhëtimet" për shkak të epidemisë së Covid-19.

Vendet e shtuara në "Nivelin 4" të listës së CDC-së janë Andorra, Greqia, Irani, Irlanda, Kazakistani, Libia, Malta, Lesotho dhe Kuraçao (Antilet Holandeze), Gjibraltari, Guadalupë, Ishulli i Manit, Martinika, Shën Bartolome, Ishujt Virxhinia të SHBA dhe Ishujt e Shën-Martinit.

Duke theksuar se udhëtimi në vendet dhe ishujt në fjalë paraqet rrezik për shkak të numrit të lartë të rasteve të Covid-19, CDC rekomandon shmangien e udhëtimeve në këto vende.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme