Turqia radhitet e 8-ta në botë për nga numri i vaksinave të administruara

Në të gjithë botën, numri i vaksinave të administruara kundër koronavirusit tejkaloi 4 miliardë e 180 milionë doza. Turqia renditet e 8 -ta në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

1684186
Turqia radhitet e 8-ta në botë për nga numri i vaksinave të administruara

Sipas uebfaqes "Ourworldindata.org", ku përpilohen të dhënat e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), Kina është vendi me më shumë vaksina të administruara: 1 miliard e 670 milionë doza.

Ajo pasohet nga India me 472 milionë e 220 mijë doza, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 346 milionë e 460 mijë, Brazili me 142 milionë e 490 mijë, Gjermania me 92 milionë e 50 mijë, Japonia me 87 milionë 380 mijë, Britania me 85 milionë e 200 mijë, Turqia me 73 milionë e 616 mijë, Franca me 72 milionë e 670 mijë, Italia me 68 milionë e 740 mijë, Indonezia me 68 milionë e 150 mijë, Meksika me 67 milionë e 360 mijë, Rusia me 62 milionë e 230 mijë dhe Spanja me 56 milionë e 190 mijë doza të administruara.



Lajme të ngjashme