Turqia vendi i 8-të më i vaksinuar në botë

Turqia është ngjitur në vendin e 8-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1677998
Turqia vendi i 8-të më i vaksinuar në botë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Turqi janë administruar deri më sot 63 milionë e 826 mijë e 100 doza të vaksinës antiCOVID.

Kështu Turqia është renditur në vend të 8-të në botë në aspektin e numrit të përgjithshëm të vaksinave antiCOVID të administruara, ose 75,62 vaksina për çdo 100 persona.

Në Turqi 39 milionë e 62 mijë e 801 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 21 milionë e 135 mijë e 342 persona kanë marrë edhe dozën e dytë.



Lajme të ngjashme