SHBA-ja përballet me thatësirën më të keqe në histori

Termometrat në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ishin mbi normalen, me rreth 3/4 e rajonit për të cilat raportohet se përballen me thatësirën më të keqe në histori.

1655332

Uebfaqja amerikane e Monitorimit të Thatësirës tha se shkalla e thatësirës në bregun perëndimor të vendit në pranverën e vitit 2021 ishte shumë më e keqe se sa ishte një vit më parë, me kushtet e motit që rritin rrezikun e zjarreve dhe mungesave të ujit këtë verë.

Pjesë të shteteve perëndimore si Kalifornia, Nevada dhe Uashingtoni përjetuan temperatura të larta që tejkaluan 38 gradë javën e kaluar, thuhet në faqen në fjalë, duke theksuar se tre të katërtat e shteteve të bregdetit perëndimor po luftojnë me normat më të këqija të thatësirës në historinë e vendit.

Rritja e temperaturave për dekada të gjatë e kanë shtyrë Amerikën Jugperëndimore në një "mega-thatësirë", duke shkaktuar një rënie në nivelet e liqenit dhe lumenjve, dëborës dhe disponueshmërisë së ujërave nëntokësore, theksojnë studiuesit.

Lajme të ngjashme