Gjermani – Pasaporta e vaksinës kundër koronavirusit do të fillojë të përdoret në 14 qershor

Në Gjermani, Certifikata Digjitale e Kovidit (CovPass) që u përgatit për personat që kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), do të fillojë të përdoret duke filluar nga 14 qershori.

1655536

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në deklaratën e tij në kryeqytetin Berlin në prezantimin e Certifikatës Digjitale të Kovidit, deklaroi se qendrat e vaksinimit, farmacistët dhe mjekët do të vërtetojnë në mënyrë digjitale informacionet për ata që kanë bërë të dyja dozat e vaksinës.

Duke theksuar se ata që kanë një Certifikatë Digjitale të Kovidit mund të provojnë se janë vaksinuar me aplikacionin CovPass të instaluar në telefonat e tyre inteligjentë, Spahn vuri në dukje se certifikata do të përfshijë emrin, mbiemrin, datën e lindjes së personit në fjalë, llojin e vaksinës si dhe informacione nëse e kanë kaluar apo jo Kovid-19.

Ata që janë vaksinuar deri më tani mërinin një kod ‘QR’ që përdoret si provë e vaksinimit dhe mund të ruhet në aplikacione, pasi të aplikonin tek mjekët dhe farmacistët dhe të kontrollonin nëse të dhënat në kartën e vaksinimit janë të sakta dhe ky kod do të ruhet në aplikacion.

Tani për tani vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave mund të regjistrohen në Certifikatën Digjitale të Kovidit.

Bashkimi Evropian (BE) aktualisht miraton vaksinat e prodhuara nga BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson-Johnson.

Lajme të ngjashme