Turqi – 6.454 raste të reja me COVID-19 dhe rreth 31,8 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.454 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 87 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1654983
Turqi – 6.454 raste të reja me COVID-19 dhe rreth 31,8 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 87 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 48.428.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 5.306.690”, theksoi Ministria duke shtuar se 6.454 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 558 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 5.179.833 pacientësh, prej të cilëve 6.647 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.018 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 224.193 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 56.123.336”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 31.796.040 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 18.394.046 kanë marrë dozën e parë dhe 13.401.994 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme