Studim: Koronavirusi ka aminoacide artificiale, Kina e prodhoi në një laborator në Wuhan

Profesori britanik, Angus Dalgleish dhe doktori norvegjez, Birger Sorensen, ngritën në rend të ditës sërish debatet mbi origjinën e koronavirusit, pasi ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral.

1648894
Studim: Koronavirusi ka aminoacide artificiale, Kina e prodhoi në një laborator në Wuhan

Dy shkencëtarë evropianë kanë hedhur pretendimin se Kina e ka prodhuar koronavirusin e ri (COVID-19) në një laborator në Wuhan dhe është përpjekur të fshehë gjurmët.

Profesori britanik, Angus Dalgleish dhe doktori norvegjez, Birger Sorensen, ngritën në rend të ditës sërish debatet mbi origjinën e koronavirusit, pasi ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral.

E përditshmja londineze “The Daily Mail” ka rritur të sigurojë një kopje të studimit gati njëvjeçar ende të papublikuar të dy shkencëtarëve në fjalë.

Sipas këtij hulumtimi, gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë si ai do të sillej te njerëzit.

“Ata (kinezët) e krijuan virusin në një laborator në Wuhan. Më pas u përpoqën të fshihnin gjurmët me anë të retro-inxhinierisë për të treguar se COVID-19 erdhi nga lakuriqët e natës”, shkruhet në studim, i cili gjithashtu ngre akuzën se “të dhënat në laboratorin kinez janë zhdukur, fshehur ose prishur qëllimisht”.

Artikulli i prestigjiozes britanike njofton edhe se shkencëtarët që bënin vlerësime në lidhje me virusin në Kinë, janë heshtur në një farë mënyre.

Dalgleish dhe Sorensen, autorë të studimit, theksojnë se gjatë përpjekjeve të tyre vitin e kaluar për të zhvilluar një vaksinë antiCOVID, vunë re disa “gjurmë autentike” që nuk mund të ishin natyrore dhe që janë provë e modifikimit të virusit nga njeriu.

“SARS-CoV-2 kishte në përbërje një sërë aminoacidesh artificiale”, sqarojnë ata.

Gjithnjë sipas dy kërkuesve, “The Daily Mail” shkruan se studimi kinez në Wuhan ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë po ashtu një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndihmë e cila është ndërprerë gjatë mandatit të ish-presidentit Barack Obama.

Një tjetër raport mbi origjinën e koronavirusit, lëshuar në fund të marsit pas një bashkëpunimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me Kinën, nxori konkluzionin se koronavirusi i ri u transmetua nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Ky raport thekson gjithashtu se dalja e virusit nga laboratori në Wuhan të Kinës është probabiliteti “më pak i mundshëm”.



Lajme të ngjashme