Koronavirusi në Turqi (14 maj 2021) – 11.394 raste të reja, 242 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 11.394 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 242 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1639556
Koronavirusi në Turqi (14 maj 2021) – 11.394 raste të reja, 242 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 242 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 44.301.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 5.095.390 që nga fillimi i pandemisë pasi 11.394 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm në 1.102 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes”,- theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 897 mijë e 24 pacientësh, nga të cilët 37.261 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.670 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 203.073 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 50 milionë e 463 mijë e 16”, sqaroi Ministria.

Ministria po ashtu bëri me dije se 25.635.245 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 14.860.549 kanë marrë dozën e parë dhe 10.774.696 të dyja dozat.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme