Koronavirusi në Turqi (12 maj 2021) – 13.029 raste të reja, 232 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 13.029 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 232 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1638583
Koronavirusi në Turqi (12 maj 2021) – 13.029 raste të reja, 232 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 232 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 43.821.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 5.072.462 që nga fillimi i pandemisë pasi 13.029 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm në 1.496 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes”,- theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 801 mijë e 291 pacientësh, nga të cilët 35.167 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.827 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 228.192 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 50 milionë e 58 mijë e 648”, sqaroi Ministria.

Ministria po ashtu bëri me dije se 25.360.568 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 14.715.073 kanë marrë dozën e parë dhe 10.645.495 të dyja dozat.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme