Arrin në Turqi një kontingjent tjetër me vaksina “Sinovac”

Vaksinat do të shpërndahen në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë Turqinë pasi të kryhen testet e nevojshme.

1638512
Arrin në Turqi një kontingjent tjetër me vaksina “Sinovac”

Një avion me kontingjentin e vaksinës kineze “Sinovac” kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u ul sot në mëngjes në kryeqytetin e vendit, Ankara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat do të shpërndahen në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë Turqinë pasi të kryhen testet e nevojshme, tha ministria në një deklaratë.

Turqia ka nënshkruar marrëveshje me firmën kineze “Sinovac” për sigurimin e 100 milionë dozave të vaksinës.

Turqia ka administruar mbi 25,33 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv më 14 janar, sipas shifrave zyrtare.

Më shumë se 14,7 milionë persona kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa dozat e dyta u janë dhënë mbi 10,62 milionë personave.

Deri më sot, Turqia administron vaksinat “Sinovac” dhe “BioNTech”, me dërgesat e para të vaksinës “SputnikV” që pritet të arrijnë në vend këtë muaj. 



Lajme të ngjashme