Turqia dhe Hungaria njohin certifikatat e vaksinimit antiCOVID të njëra-tjetrës

Ankaraja dhe Budapesti njoftuan të hënën vendimin për të njohur reciprokisht certifikatat e vaksinave të njëra-tjetrës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1637391
Turqia dhe Hungaria njohin certifikatat e vaksinimit antiCOVID të njëra-tjetrës
Türkiye'de Covid-19 aşı programı.jpg

“Qytetarët turq dhe hungarezë që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe kanë një certifikatë për këtë, mund të udhëtojnë mes dy vendeve pa detyrimin e testimit dhe karantinës”, bëri me dije Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Szijjarto theksoi gjithashtu se marrëveshja do të hyjë në fuqi nga dita e martë, 11 maj 2021.



Lajme të ngjashme