Turqi – 13.604 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 25 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 13.604 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 282 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1637577
Turqi – 13.604 raste të reja me COVID-19 dhe mbi 25 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 282 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 43.311.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 5.044.936”, theksoi Ministria duke shtuar se 13.604 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 1.734 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 4.743.871 pacientësh, prej të cilëve 26.953 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.983 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 213.863 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 49.604.004”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 25.150.612 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 14.652.802 kanë marrë dozën e parë dhe 10.497.810 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme