Turqi – 20.107 raste të reja me COVID-19 dhe gati 24,8 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 20.107 raste të reja me koronavirusin e ri, shkaktar i sëmundjes COVID-19, ndërkohë që 278 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1636246
Turqi – 20.107 raste të reja me COVID-19 dhe gati 24,8 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 278 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 42.465.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 4.998.089”, theksoi Ministria duke shtuar se 20.107 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se 2.210 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 4.662.328 pacientësh, prej të cilëve 35.529 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.260 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 251.194 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 48.963.800”, sqaroi ajo.

Ministria po ashtu bëri me dije se 24.790.155 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 14.510.448 kanë marrë dozën e parë dhe 10.279.707 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme