Vaksina inovative inaktive antiCOVID e Turqisë përfshihet në listën e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përfshirë në listën e saj gjithashtu vaksinën inovative inaktive të zhvilluar nga Turqia kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1635275
Vaksina inovative inaktive antiCOVID e Turqisë përfshihet në listën e OBSH-së

Prof. dr. Hasan Mandal, president i Këshillit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TUBİTAK), tha në një deklaratë nga qyteza Gebze se vaksina inovative inaktive antiCOVID e zhvilluar nga shkencëtarët turq gjithashtu ka hyrë në listën e OBSH-së.

Duke theksuar se në Turqi po kryhen studime të rëndësishme të zhvillimit të vaksinave, Hasan Mandal bëri me dije se 2 nga 7 prej tyre janë aktualisht në studim fazor dhe një do të nisë fazën 1 shumë shpejt.

Pasi rikujtoi se vaksina turke e bazuar në grimca të ngjashme me virusin (virus-like particles - VLP) hyri në listën e OBSH-së, presidenti i TUBITAK-ut u shpreh me këto fjalë: “Të dielën e kaluar, vaksina jonë e dytë – domethënë vaksina jonë inovative inaktive – tani është përfshirë në listën e OBSH-së. Ne jo vetëm që po zhvillojmë vaksinën, por edhe po e hapim atë për botën. Ne themi që vaksinat tona janë inovative dhe cilësore sa mund të përfshihen në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.”



Lajme të ngjashme