Më shumë se 10 milionë njerëz marrin dy dozat e vaksinës antiCovid në Turqi

Numri i njerëzve që i kanë marrë deri tani të dyja dozat e vaksinës në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Turqi ka tejkaluar 10 milionë.

1635200
Më shumë se 10 milionë njerëz marrin dy dozat e vaksinës antiCovid në Turqi
kayseri aşılama.jpg

Numri i njerëzve që i kanë marrë deri tani të dyja dozat e vaksinës në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Turqi ka tejkaluar 10 milionë.

Sipas të dhënave që janë në përditësim të vazhdueshëm në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë për informimin e publikut për procesin e vaksinimit, deri në orën 10.30 me orën e Turqisë doza e parë të vaksinës Covid-19 e kanë marrë 14 milionë e 352 mijë e 956 persona, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë 10 milionë e 680 persona.

Kështu, numri i përgjithshëm i vaksinave të bëra ka arritur në 24 milionë e 353 mijë e 636.

Në programin e vaksinimit Turqia përdor momentalisht vaksinat “Sinovac” dhe “BioNTech”, por brenda këtij muaji pritet të mbërrijë edhe partia e parë e vaksinave “Sputnik V”.

Synimi është që për disa javë të fillojë puna për fazën 3-të të vaksinës së inaktivizuar, që është prodhuar nga Universiteti “Erciyes”, një nga 18 studimet e kryera për zhvillimin e vaksinës turke kundër koronavirusit.

 


Lajme të ngjashme