Koronavirusi në Turqi (6 maj 2021) – 22.388 raste të reja, 304 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 22.388 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 304 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1635520
Koronavirusi në Turqi (6 maj 2021) – 22.388 raste të reja, 304 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 304 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 42.187.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 4.977.982 që nga fillimi i pandemisë pasi 22.388 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm në 2.401 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes”,- theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 626 mijë e 799 pacientësh, nga të cilët 37.298 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.378 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 253.382 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 48 milionë e 712 mijë e 606”, sqaroi Ministria.

Ministria po ashtu bëri me dije se 24.532.725 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 14.420.125 kanë marrë dozën e parë dhe 10.112.600 të dyja dozat.



Lajme të ngjashme