Koronavirusi në Izrael – Regjistrohen rastet e para të variantit brazilian dhe kilian

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se varianti brazilian u zbulua në dy izraelitë të vaksinuar (Covid-19) dhe që ishin kthyer në Izrael, ndërsa varianti kilian u konfirmua në një udhëtar tjetër të ardhur nga jashtë.

1633425

Gjithashtu në 19 persona që nuk janë shtetas izraelitë është zbuluar varianti i Covid-19 që është shfaqur në Indi, duke e çuar kështu në 60 numrin e rasteve me variantin indian që janë regjistruar në të gjithë Izraelin deri më sot.

Javën e kaluar në Izrael ishin identifikuar 41 raste të variantit indian të koronavirusit, 4 prej tyre i kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në Izrael, vendi që ka administruar më shumë vaksina në botë krahasuar me numrin e popullsisë, numri i rasteve ditore ka rënë nën 200 në javët e fundit.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:

Lajme të ngjashme