TUBITAK: Vaksina turke do të jetë gati në fund të 2021

Presidenti i Institutit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK), Hasan Mandal, njoftoi se vaksina turke e zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit (2021).

1633041
TUBITAK: Vaksina turke do të jetë gati në fund të 2021
sputnik aşı süper
Covax aşı süper.jpg

Presidenti i Institutit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK), Hasan Mandal, njoftoi se vaksina turke e zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit (2021).

Për situatën e fundit në lidhje me punimet për prodhimin e vaksinës vendore, Presidenti i TÜBİTAK foli në një reportazh për televizionin publik “TRT Haber” (TRT Lajme).

Mandal tha se momentalisht ka 7 studime vaksinash që po kryhen nën koordinimin e TÜBİTAK dhe kujtoi se më 27 mars ka nisur faza e parë e testimit të vaksinës së prodhuar me teknologjinë VLP (grimca të ngjashme me virusin).

Ndërsa faza e dytë e testimit të kësaj vaksine do të nisë nga fundi i majit ose fillimi i qershorit, njoftoi Mandal dhe shtoi:

"Ne shpresojmë që të kemi zhvilluar fazën 3 në gusht dhe deri në fund të 2021 të kemi gati për përdorim masiv një vaksinë inovative VLP."

Presidenti i TÜBITAK, Hasan Mandal, i cili gjithashtu dha informacion mbi studimet e ilaçeve kundër koronavirusit, tha se studimet e fazës-2 për dy barna të reja do të fillojnë këtë javë dhe gusht ato do të përdoren në trajtimin e sëmundjes.

 


Lajme të ngjashme