“Gratë e burgosura të Sirisë: Arratisje nga tortura”, episodi i ri i dokumentarit të “TRT World”

Seriali dokumentar laureat “Off the Grid” (Jashtë rrjetit) i kanalit “TRT World” do të shfaqet për publikun e gjerë me episodin e titulluar “Gratë e burgosura të Sirisë: Arratisje nga tortura”.

1632828
“Gratë e burgosura të Sirisë: Arratisje nga tortura”, episodi i ri i dokumentarit të “TRT World”

Siç bën të ditur Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) përmes një komunikate të shkruar, platforma e lajmeve ndërkombëtare të Turqisë, “TRT World”, vazhdon të transmetojë në ekranin e saj historitë e njerëzve të shtypur në kushte të vështira jetese anembanë botës.

Seriali dokumentar “Off the Grid” i kanalit “TRT World”, një produksion i vlerësuar me çmime prestigjioze të shumta, këtë herë u përqendrua në torturat dhe dramën në burgjet siriane.

Në episodin “Gratë e burgosura të Sirisë: Arratisje nga tortura”, përgatitur posaçërisht për 10-vjetorin e luftës civile siriane, përshkruhet historia e shpëtimit të grave pre e torturës në burgjet e Bashar al-Assadit dhe jeta e tyre e re.

Prononcimet e këtyre grave për “TRT World” shpalosin me gjithë lakuriqësinë e saj atë se si lufta ka errësuar miliona jetë.

“Gratë e burgosura të Sirisë: Arratisje nga tortura”, episodi më i fundit i serialit dokumentar laureat “Off the Grid”, do të shfaqet në ekranin e “TRT World” ditën e mërkurë, 5 maj, në orën 16:30 me kohën lokale të Turqisë.



Lajme të ngjashme