Vaksina turke e prodhuar me teknikën VLP mund të jetë gati për përdorim në vjeshtë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank në deklaratat që bëri një kanal televiziv foli për përpjekjet që synojnë zhvillimin e vaksinës dhe ilaçit turk në luftën kundër pandemisë Covid-19.

1630659

“Vendi po punon për 7 vaksina të ndryshme, duke përfshirë një të bërë me teknikën VLP (grimca të ngjashme me virusin, sipas shkurtesës në anglisht), e cila është një teknikë inovative e mbështetur në grimca të ngjashme me virusin dhe që aktualisht ndodhet në fazën e hulumtimit për njerëzit në katër vende, ku një prej vullnetarëve jam edhe unë. Vaksina VLP ka filluar testimin njerëzor. Ne jemi drejt fundit të studimeve të Fazës I. Në Kayseri po punohet edhe për vaksinën e mundshme inaktive. Ata kanë arritur në fund të Fazës II”, informoi ministri.

Ministri Varank theksoi se nëse do të kemi sukses në punimet për prodhimin e vaksinës VLP, mund të thuhet se "efikasiteti dhe mbrojtja e vaksinës tonë do të jetë shumë më e mirë dhe ajo mund të prodhohet në kushte të përshtatshme".

"Nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të kemi vaksinën tonë të teknologjisë VLP gati në vjeshtë",- u shpreh ai.

Ministri tha se kompanitë e sektorit privat në Turqi arritën një marrëveshje për të prodhuar vaksinën ruse.

"Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me prof. dr. Uğur Şahin (nga firma BioNTech) dhe ne i kemi propozuar atij për të bërë prodhim të përbashkët në Turqi",- shtoi ministri Varank.

Lajme të ngjashme