Roja Bregdetare turke shpëtoi 18 azilkërkues të prapësuar nga Roja Bregdetare greke

Në Çanakkale janë shpëtuar 18 azilkërkues të prapësuar në ujërat territoriale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare të Greqisë.

1625300

Anija e Komandës së Rojës Bregdetare turke u vu në veprim pas marrjes së njoftimit se një grup personash me nënshtetësi të huaj ndodheshin në 1 varkë.

Ekipet turke që shkuan me skaf në rajon shpëtuan 18 azilkërkues, që u përcaktua se ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare greke.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore azilkërkuesit u dorëzuan në Qendrën e Riatdhesimit në Ayvacik.

Lajme të ngjashme