OBSh paralajmëron për rritjen e rasteve dhe shtrimeve në spital të grupmoshës 25-59 vjeç

Drejtori i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen në mënyrë alarmante të nivelit të rasteve dhe hospitalizimeve me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) midis njerëzve të moshës 25 deri në 59 vjeç në të gjithë botën.

1624797
OBSh paralajmëron për rritjen e rasteve dhe shtrimeve në spital të grupmoshës 25-59 vjeç
super covid19 venezuela.jpg
super foto fransa korona.jpg
SPR brasil corona.jpg

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen në mënyrë alarmante të nivelit të rasteve dhe hospitalizimeve (shtrimit në spital) me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) midis njerëzve të moshës 25 deri në 59 vjeç në të gjithë botën.

Në konferencën për shtyp që mbajti përmes videokonferencës në zyrat e organizatës (OBSH) në Gjenevë të Zvicrës, Ghebreyesus tha:

“Javën e kaluar, rastet e llojit të ri të koronavirusit shënuan rritje për të tetën javë radhazi, me më shumë se 5,2 milionë raste të reja. Ky është numri më i lartë i rasteve të regjistruara ndonjëherë në një javë".

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Ghebreyesus tërhoqi vëmendjen për faktin se vdekjet nga Covid-19 po rriten gjithashtu në javën e pestë radhazi në të gjithë botën dhe duke paralajmëruar që nivelet e llojeve të reja të koronavirusit (Covid-19) dhe shtrimet në spital të njerëzve të grupmoshës 25-59 vjeç në të gjithë botën janë rritur në mënyrë shqetësuese, e shpjegoi këtë me variantet e reja të koronavirusit dhe me "kohezionin shoqëror" në rritje midis të rinjve.

Duke folur për vaksinimin Ghebreyesus tha se deri më tani në të gjithë botën janë përdorur më shumë se 832 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19.

"Por më shumë se 82 për qind e këtyre vaksinave shkuan në vendet me të ardhura të larta ose të mesme, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta morën vetëm 0,2 për qind të vaksinave”,- shtoi kreu i OBSh-së.



Lajme të ngjashme