Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 113 azilkërkues në afërsi të Izmirit dhe Çanakalasë

113 azilkërkues u shpëtuan dhe u sollën në brigjet e Izmirit dhe Çanakalasë pasi u shtynë përsëri në ujërat territoriale turke nga Rojet Bregdetare Greke.

1624671
Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 113 azilkërkues në afërsi të Izmirit dhe Çanakalasë

113 azilkërkues u shpëtuan dhe u nxorën në brigjet e Izmirit dhe Çanakalasë pasi ata ishin shtynë përsëri në ujërat territoriale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare Greke.

Anija e Komandës së Rojës Bregdetare turke u dërguan në zonë pas marrjes së njoftimit se një grup azilkërkuesish ndodheshin në 2 gomone pranë qytezës Seferihisar të Izmirit.

Këtu u shpëtuan 59 azilkërkues, që u zbulua se ata ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga forcat greke.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme azilkërkuesit, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, u transferuan në Drejtorinë e Menaxhimit të Migracionit.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare turke vepruan gjithashtu edhe për personat që donin të kalojnë në ishullin grek Lesbos duke lundruar me një gomone në afërsi të brigjeve të rrethit Ayvacik të Çanakalasë.

Edhe këtu ekipet turke shkuan në vendngjarje me anije dhe arritën të shpëtojnë 54 persona, të cilët u zbulua se ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga Rojet Bregdetare Greke.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore emigrantët e parregullt u dorëzuan në Qendrën e Riatdhesimit në Ayvacik

 


Lajme të ngjashme