Turqi – Mbi 20 milionë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

Mbi 20 milionë qytetarë në Turqi, përfshi këtu si ata që kanë marrë vetëm një dozë ashtu edhe ata që i kanë marrë të dyja dozat, janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1623952
Turqi – Mbi 20 milionë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19
aşılama .JPG

Sipas të dhënave në uebfaqen https://covid19asi.saglik.gov.tr të Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 12 milionë e 237 mijë e 831 persona janë vaksinuar vetëm me dozën e parë të një prej vaksinave antiCOVID që po aplikohen aktualisht në Turqi, ndërkohë që mbi 7 milionë e 806 mijë e 847 të tjerë i kanë marrë të dyja dozat e nevojshme për imunizim.

Kështu, së paku 20 milionë e 44 mijë e 678 qytetarë turq në total janë vaksinuar në kuadër të fushatës së imunizimit kundër koronavirusit të ri.

Për nga qytetet, në Turqi kryeson Stambolli me mbi 3 milionë e 180 mijë e 78 banorë që i kanë marrë të dyja dozat. Ai ndiqet nga Ankaraja me të paktën 1 milion e 602 mijë e 884 dhe Izmiri me 1 milion e 357 mijë e 638.



Lajme të ngjashme