Koronavirusi në Turqi (19 prill 2021) - 55.149 raste të reja, mbi 20 milionë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 55.149 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 341 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1624345
Koronavirusi në Turqi (19 prill 2021) - 55.149 raste të reja, mbi 20 milionë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 341 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 36.267.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 4.323.596 që nga fillimi i pandemisë pasi 55.149 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm në 2.862 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes”,- theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 3 milionë e 736 mijë e 537 pacientësh, nga të cilët 48.947 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.319 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 318.869 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 44 milionë e 87 mijë e 628”, sqaroi Ministria.

Ministria po ashtu bëri me dije se 20.161.404 qytetarë janë vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit deri më sot, nga të cilët 12.328.239 kanë marrë dozën e parë dhe 7.833.165 të dyja dozat.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme